Help on the Route-Raporti javor për 02-08 tetor 2017

 

                      Raporti javor për 02-08 tetor 2017

   Monitorimi i qasjes në të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e refugjatëve dhe emigrantëve në qendrat tranzit-kufitare Tabanovce (kufiri i veriut) dhe Gjevgjeli (kufiri jugor)

 

Legis është një partner-organizatë zbatuese e projekteve të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë, Fondacionit Vlade i Ana Divac, Qendrës Humanitare të Novi Sadit - NSHC dhe Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland në projektin: Ndihmë në Rrugën - Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut të Refugjatëve dhe Migrantëve që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi. Lidhur me këtë, Legis ka 6 punëtorë në terren dhe 2 koordinatorë të cilët mbledhin informacionet e përditshme në lidhje me qasjen në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e banorëve në qendrat tranzit kufitare në Tabanocë në veri dhe Gjevgjeli në kufirin jugor.

Prandaj, ky raport javor përfaqëson një përmbledhje të:

- Numrit të raporteve: 12 raporte ditore në total, gjegjësisht pyetësorë të mbledhur gjatë kësaj periudhe.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve / migrantëve të ndihmuar dhe të mbështetur: gjatë kësaj periudhe janë ndihmuar rreth 16 refugjatë / emigrantë, edhe meqenëse  numri i të ardhurve të rinj luhatet dhe ndryshon çdo ditë, zyrtarët tanë në terren arrijnë të komunikojnë me pothuajse çdo person të sapoardhur në kampin në Tabanocë, përderisa kampi kufitar jugor Vinojug, në Gjevgjeli mbetet i mbyllur dhe me vetëm 5 banorë. Gjatë kësaj periudhe raportuese, rreth 23 persona kanë banuar në Tabanovcë në total, nga të cilët 7 persona u regjistruan si të sapoardhur në këtë qendër, 6 persona ose dy familje që ishin nga Afganistani me fëmijë dhe 1 njeri nga Siria.

Tabanocë, kufiri veriorë

Pajisjet dhe kushtet:

Qendra tranzitore në Tabanovcë, Kumanovë ka ambiente të përkohshme të jetesës (kontejnerë) për banorët në këtë qendër me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Të gjithë banorët kanë qasje në paisjet higjienike, kuzhinë dhe hapësira rekreative për fëmijë etj.

Atyre iu ndahen tre vakte të ushqimit në ditë. Tualetet pastrohen çdo ditë. Siç edhe u raportua në raportin tremujor, liria e lëvizjes ende vazhdon të jetë e kufizuar, domethënë banorët mund të dalin, por vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit.

Trajtimi institucional:

Qasja në azil ose në mbrojtje të përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose  në mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit në kuadër të Ministrisë së Brendshme dhe  OJQ-së lokale Shoqata e Juristëve të  Rinjë , të cilët janë present brenda qendrës dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës. Megjithatë, asnjë aplikim për azil ose aplikim për mbrojtje të përkohshme nuk është dorëzuar gjatë kësaj periudhe raportuese.

Qasja në shërbime: kujdes shëndetësor,në  nevoja mjekësore, në ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, në ndihmë mjekësore, qasje në ushqim dhe në sende jo ushqimore. Nuk ka pasur kërkesa për nevoja të veçanta mjekësore nga banorët. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm në shoqërim të  stafit të kampit ose nën shoqërinë e  punonjësve të Kryqit të Kuq.

Gjevgjeli, kufiri jugor:

Pajisjet dhe kushtet:

Si edhe  në qendrën tranzitore në Tabanovcë, edhe qendra në Gjevgjeli ka objekte të përkohshme të banimit (kontejnerë) për banorët, me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Rutina e përditshme e njerëzve varet nga programet brenda objekteve të qendrës, pasi lirija e lëvizjes  ende është e kufizuar. Banorëve i’u shërbehen 3 vakte ushqimi në ditë. Tualetet pastrohen rregullisht. Megjithatë, ajo që u raportua, ishte mungesa e pasqyrave në tualete.

Trajtimi institucional:

Qasja në azil ose në mbrojtje të përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose në mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit të Ministrisë së Brendshme dhe OJQ-së lokale të Shoqatës së Juristëve të Rinjë brenda qendrës, dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës. Asnjë kërkesë për azil ose për mbrojtje të përkohshme nuk është dorëzuar gjatë kësaj periudhe raportuese.

Qasja në shërbime: në kujdes shëndetësor, nevoja mjekësore, në ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, qasje në ndihmë mjekësore, në ushqim dhe në sende jo ushqimore. Gjatë kësaj periudhe nuk u raportuan nevoja të veçanta mjekësore. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit, Kryqi i Kuq ose punonjësit e La Strada.

- Numri i rasteve të referuara në zyrën e Ombudspersonit gjatë kësaj periudhe: