Raporti javor për 23-29 tetorë 2017

                  

 

 

 

                       Raporti javor për 23-29 tetorë 2017

Monitorimi i qasjes në të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e refugjatëve dhe emigrantëve në qendrat tranzit-kufitare Tabanovcë (kufiri i veriut) dhe Gjevgjeli (kufiri jugor)

Legis është një partner-organizatë zbatuese e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë, Fondacionit Vlade i Ana Divac, Qendrës Humanitare e Novi Sadit - NSHC dhe Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland në projektin: Ndihmë në Rrugë (Help on the route) - Mbrojtja e drejtave të njeriut, të refugjatëve dhe emigrantëve që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi. Lidhur me këtë, Legis ka 6 punëtorë në terren dhe 2 koordinatorë të cilët mbledhin informacione të përditshme në lidhje me aksesin në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e banorëve në qendrat tranzit kufitare Tabanovce në veri dhe Gjevgjeli në kufirin jugor.

Prandaj, ky raport javor përfaqëson një përmbledhje të:

- Numrit të raporteve: 12 raporte ditore në total, gjegjësisht pyetësorë të mbledhur gjatë kësaj periudhe.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve / migrantëve të mbështetur: gjatë kësaj periudhe janë mbështetur/ndihmuar rreth 21 refugjatë / emigrantë, pasi që të sapoardhurit lëvizin pothuajse çdo ditë, zyrtarët tanë në terren kanë arritur të komunikojnë me pothuajse çdo person të sapoardhur në kampin në Tabanovcë, përderisa kampi në kufirin jugor Vinojug, Gjevgjeli mbetet i mbyllur dhe me vetëm 3 banorë. Gjatë kësaj periudhe raportuese, rreth 8 persona të regjistruar qëndruan në Tabanovcë, përderisa numri i rezidentëve jo të rregullt sillet nga 16-19 persona. Për më tepër, në Tabanovcë ka pasur 13 të ardhur të rinjë. Të gjithë ishin meshkuj të moshës madhore dhe të gjithë nga Pakistani.  Poashtu edhe një grup tjetër prej 5 personash arriti në Tabanovcë, gjithashtu të gjithë meshkuj të moshës madhore, katër nga të cilët ishin nga Afganistani dhe një nga Iran. Asnjë i ardhur I ri nuk u raportua ne kampin ne Gjevgjeli.

Tabanovcë, kufiri veriorë

Objektet dhe kushtet:

Qendra tranzitore në Tabanovcë, Kumanovë ka ambiente të përkohshme të jetesës (kontejnerë) për rezidentët me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Të gjithë banorët kanë qasje në objektet për higjienë, në kuzhinë dhe  në hapësira rekreative për fëmijë etj.

Ata shërbehen me tre vakte ushqimore në ditë. Tualetet pastrohen çdo ditë. Siç u raportua edhe në raportin tremujor, liria e lëvizjes vazhdon të jetë e kufizuar, domethënë banorët mund të dalin, por vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit.

Trajtimi institucional:

Ne i intervistuam të sapoardhurit dhe ata na treguan për mënyrën se si udhtuan deri në Maqedoni dhe se si përfunduan në fshatin Sopot. Kur ata arritën të hyjnë në Serbi dhe përderisa ishin duke ecur 2km brenda territorit serb, larg kufirit serbo-maqedonas, ata u panë nga policia serbe. Ata na thanë se të gjithë u rrahën nga polcia serbe me shkopinjë gome dhe kjo mundë të verehej nga plagët e dukshme që kishin disa prej tyre. Përndryshe pasi u kapën nga policia serbe, ata u kthyen/deportuan mbrapa nga Serbia në Maqedoni dhe u desh që të ecin nëpër baltë dhe mot të keq derisa arritën në fshatin Sopot, ku policia maqedonase arriti të i gjejë dhe thirri ekipin e Kryqit të kuqë që t’i marrë dhe t’i  sjellë në kamp.

Qasja në azil ose në mbrojtje të përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose në mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit të ministrisë së brendshme dhe OJQ-së lokale Shoqata e juristëve të rinjë të Maqedonisë dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës. Megjithatë, asnjë aplikim për azil ose aplikim për mbrojtje të përkohshme nuk është dorëzuar gjatë kësaj periudhe raportuese.

Qasja në shërbime: kujdes shëndetësor, nevoja mjekësore, ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, ndihmë mjekësore, ushqim dhe në sende jo ushqimore. Gjatë kësaj periudhe nuk pati kërkesa të veçanta mjekësore nga banorët. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit ose punonjësit e kryqit të kuq.

Gjevgjeli, kufiri jugor:

Objektet dhe kushtet:

Si kur se qendra tranzitore në Tabanovcë,  edhe ajo në Gjevgjeli ka objekte të përkohshme të jetesës (kontejnerë) për rezidentët me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Rutina e përditshme e banorëve në kamp varet nga programet brenda objekteve të qendrës, pasi kufizimi i lëvizjes nuk është hequr. Banorëve ju jepen 3 vakte ushqimi në ditë. Tualetet pastrohen rregullisht.

Trajtimi institucional:

Policia maqedonase që vepron në kufirin maqedono-grek , gjatë kësaj periudhe bëri rreth 69 shtyrje-mbrapa (push-backs). Nacionalitetet mbizotëruese të personave te kthyer mbrapa ishin më shumë nga  Pakistani, Afganistani, Siria dhe disa nga Iraku.

Qasja në azil ose mbrojtje e përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit të ministrisë së brendshme dhe përmes OJQ-së lokale Shoqata e juristëve të rinjë të Maqedonisë dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës. Megjithatë asnjë kërkesë për azil ose mbrojtje të përkohshme nuk është dorëzuar gjatë kësaj periudhe raportuese.

Qasja në shërbime: kujdes shëndetësor, nevoja mjekësore, ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, ndihmë mjekësore, në ushqim dhe në sende jo ushqimore. Gjatë kësaj periudhe nuk u raportuan nevoja të veçanta mjekësore. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit, kryqi i kuq ose punonjësit e La Stradës.

- Numri i rasteve të referuara në zyrën e Ombudspersonit gjatë kësaj periudhe:

/