Raporti javor për 30 tetorë – 05 nëntorë 2017

                        Raporti javor për 30 tetorë – 05 nëntorë 2017

Monitorimi i qasjes në të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e refugjatëve dhe emigrantëve në qendrat tranzit-kufitare Tabanovcë (kufiri i veriut) dhe Gjevgjeli (kufiri jugor)

Legis është një partner-organizatë zbatuese e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë, Fondacionit Vlade i Ana Divac, Qendrës Humanitare e Novi Sadit - NSHC dhe Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland në projektin: Ndihmë në Rrugë (Help on the route) - Mbrojtja e drejtave të njeriut, të refugjatëve dhe emigrantëve që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi. Lidhur me këtë, Legis ka 6 punëtorë në terren dhe 2 koordinatorë të cilët mbledhin informacione të përditshme në lidhje me aksesin në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e banorëve në qendrat tranzit kufitare Tabanovce në veri dhe Gjevgjeli në kufirin jugor.

Prandaj, ky raport javor përfaqëson një përmbledhje të:

- Numrit të raporteve: 12 raporte ditore në total, gjegjësisht pyetësorë të mbledhur gjatë kësaj periudhe.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve/migrantëve të mbështetur: gjatë kësaj periudhe janë mbështetur/ndihmuar rreth 14 refugjatë/emigrantë, pasi që të sapoardhurit lëvizin pothuajse çdo ditë, zyrtarët tanë në terren kanë arritur të komunikojnë me pothuajse çdo person të sapoardhur në kampin në Tabanovcë, përderisa kampi në kufirin jugor Vinojug, Gjevgjeli mbetet i mbyllur dhe me 12 banorë. Gjatë kësaj periudhe raportuese, 7 persona të regjistruar qëndruan në Tabanovcë,. Për më tepër, në Tabanovcë ka pasur 2 të ardhur të rinjë. Të gjithë ishin meshkuj nga Pakistani, njëri i moshës minore. Ne kampin ne Gjevgjeli kishte nëntë  të ardhur  të rinjë: dy familje nga Iraki secila me nga një fëmijë, një mashkull i moshës madhore nga Iraku dhe dy meshkuj të moshës madhore nga Sirija. Që të gjithë janë të regjistruar. Numri total i rezidentëve në këtë qendër tranzitore është 12.

Tabanovcë, kufiri veriorë

Objektet dhe kushtet:

Qendra tranzitore në Tabanovcë, Kumanovë ka ambiente të përkohshme të jetesës (kontejnerë) për rezidentët me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Të gjithë banorët kanë qasje në objektet për higjienë, në kuzhinë dhe  në hapësira rekreative për fëmijë etj.

Ata shërbehen me tre vakte ushqimore në ditë. Tualetet pastrohen çdo ditë. Siç u raportua edhe në raportin tremujor, liria e lëvizjes vazhdon të jetë e kufizuar, domethënë banorët mund të dalin, por vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit.

Trajtimi institucional:

Asnjë push-back nuk u raportua gjatë kësaj periudhe. Sidoqoftë, kur tre rezidentë nga Pakistani e lëshuan kampin, ekipi ynë i pa ata përderisa bënë ashtu. Së pari ata tentuan të dalin nga porta kryesore e kampit, por policia nuk i lejoi të dalin, me arsyetimin se orari i lëvizjes së lirë kishte kalur tashmë. Kështu që ata u detyruan që të kërcejnë gardhin që të dalin nga kampi.

Qasja në azil ose në mbrojtje të përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose në mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit të ministrisë së brendshme dhe OJQ-së lokale Shoqata e juristëve të rinjë të Maqedonisë dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës. Megjithatë, asnjë aplikim për azil ose aplikim për mbrojtje të përkohshme nuk është dorëzuar gjatë kësaj periudhe raportuese. Në takimin e rregulltë javorë mes zyrtarëve të kampit dhe përfaqësuesve të OJQ-ve, ne mësuam se dy nga rezidentët pakistanez duan të aplikojnë për azil. Ata u informuan nga ana e MYLA-s për të gjithë të drejtat dhe procedurat që duhet të i kalojnë dhe tani ata janë duke e konsideruar që të aplikojnë zyrtarisht për azil.

Qasja në shërbime: kujdes shëndetësor, nevoja mjekësore, ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, ndihmë mjekësore, ushqim dhe në sende jo ushqimore. Gjatë kësaj periudhe nuk pati kërkesa të veçanta mjekësore nga banorët. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit ose punonjësit e kryqit të kuq.

Gjevgjeli, kufiri jugor:

Objektet dhe kushtet:

Si kur se qendra tranzitore në Tabanovcë,  edhe ajo në Gjevgjeli ka objekte të përkohshme të jetesës (kontejnerë) për rezidentët me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Rutina e përditshme e banorëve në kamp varet nga programet brenda objekteve të qendrës, pasi kufizimi i lëvizjes nuk është hequr. Banorëve ju jepen 3 vakte ushqimi në ditë. Tualetet pastrohen rregullisht.

Trajtimi institucional:

Policia maqedonase që vepron në kufirin maqedono-grek , gjatë kësaj periudhe bëri rreth 30 shtyrje-mbrapa (push-backs). Nacionalitetet mbizotëruese të personave te kthyer mbrapa ishin më shumë nga  Pakistani, Afganistani, Siria dhe  nga Banglladeshi.

Qasja në azil ose mbrojtje e përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit të ministrisë së brendshme dhe përmes OJQ-së lokale Shoqata e juristëve të rinjë të Maqedonisë dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës. Megjithatë asnjë kërkesë për azil ose mbrojtje të përkohshme nuk është dorëzuar gjatë kësaj periudhe raportuese.

Qasja në shërbime: kujdes shëndetësor, nevoja mjekësore, ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, ndihmë mjekësore, në ushqim dhe në sende jo ushqimore. Gjatë kësaj periudhe nuk u raportuan nevoja të veçanta mjekësore. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit, kryqi i kuq ose punonjësit e La Stradës.

- Numri i rasteve të referuara në zyrën e Ombudspersonit gjatë kësaj periudhe:

/