Raporti javor për 04 - 10 dhjetor 2017

                                Raporti javor për 04 - 10 dhjetor 2017

Monitorimi i qasjes në të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e refugjatëve dhe emigrantëve në qendrat transit kufitare Tabanovcë (kufiri i veriut) dhe Gjevgjeli (kufiri jugor)

Legis është një partner-organizatë zbatuese e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë, Fondacionit Vlade i Ana Divac, Qendrës Humanitare e Novi Sadit - NSHC dhe Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland në projektin: Ndihmë në Rrugë (Help on the route) - Mbrojtja e drejtave të njeriut, të refugjatëve dhe emigrantëve që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi. Lidhur me këtë, Legis ka 6 punëtorë në terren dhe 2 koordinatorë të cilët mbledhin informacione të përditshme në lidhje me aksesin në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e banorëve në qendrat tranzit kufitare Tabanovce në veri dhe Gjevgjeli në kufirin jugor.

Prandaj, ky raport javor përfaqëson një përmbledhje të:

- Numrit të raporteve: 12 raporte ditore në total, gjegjësisht pyetësorë të mbledhur gjatë kësaj periudhe.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve / migrantëve të mbështetur: gjatë kësaj periudhe janë mbështetur/ndihmuar rreth 17 refugjatë / emigrantë, pasi që të sapoardhurit lëvizin pothuajse çdo ditë, zyrtarët tanë në terren kanë arritur të komunikojnë me pothuajse çdo person të sapoardhur në kampin në Tabanovcë, përderisa kampi në kufirin jugor Vinojug, Gjevgjeli mbetet i mbyllur dhe me 15 banorë. Gjatë kësaj periudhe raportuese, 7 deri 11 persona të regjistruar qëndruan në Tabanovcë. Për më tepër, në Tabanovcë ka pasur 7 të ardhur të rinjë. Tre nga ata ishin nga Libija, një nga Afganistani, një nga Maroko dhe dy nga Pakistani. Dy nga ata janë minorë, dhe të tjerët ishin meshkuj të moshës madhore. Ne kampin ne Gjevgjeli  nuk ka të raportuar të ardhur të rinjë.

Tabanovcë, kufiri veriorë

Objektet dhe kushtet:

Qendra tranzitore në Tabanovcë, Kumanovë ka ambiente të përkohshme të jetesës (kontejnerë) për rezidentët me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Të gjithë banorët kanë qasje në objektet për higjienë, në kuzhinë dhe  në hapësira rekreative për fëmijë etj.

Ata shërbehen me tre vakte ushqimore në ditë. Tualetet pastrohen çdo ditë. Siç u raportua edhe në raportin tremujor, liria e lëvizjes vazhdon të jetë e kufizuar, domethënë banorët mund të dalin, por vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit. Të gjithë rezidentët kanë nxemje në dispozicion, poashtu edhe ujë të ngrohtë nëpër banjo.

Trajtimi institucional

Dy pakistanezë na treguan se ata kishin qenë të deportuar nga Kroacia për në Serbi;

Dy djemë të moshës minore nga Libija, na thanë se kishin qenë të deportuar nga Serbia për në Maqedoni.

Qasja në azil ose në mbrojtje të përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose në mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit të ministrisë së brendshme dhe OJQ-së lokale Shoqata e juristëve të rinjë të Maqedonisë dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës. Një nga rezidentët në Tabanovcë, i cili është nga Libija , e ka pyetur MYLA-n se si të aplikojë për azil dhe ai ka shprehë dëshirë që të iniciojë procedurën.

Qasja në shërbime: kujdes shëndetësor, nevoja mjekësore, ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, ndihmë mjekësore, ushqim dhe në sende jo ushqimore. Gjatë kësaj periudhe nuk pati kërkesa të veçanta mjekësore nga banorët. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp. Sidoqoftë, njëri nga rezidentët i cili është nga Libija, vuan nga gastritisi, i cili u trajtua nga stafi mjeskorë prezent në kamp, gjithashtu edhe i kanë dhënë terapin e nevojshmë që ta ndjekë, të cilën do ta ndjekë në ditët e ardhshme që të përmirësohet. Ai gjithashtu u dërgua në spitalin në Kumanovë për analiza më të tutjeshme, nën shoqërimin e ekipit të Kryqit të Kuq.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit ose punonjësit e kryqit të kuq.

Gjevgjeli, kufiri jugor:

Objektet dhe kushtet:

Si kur se qendra tranzitore në Tabanovcë,  edhe ajo në Gjevgjeli ka objekte të përkohshme të jetesës (kontejnerë) për rezidentët me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Rutina e përditshme e banorëve në kamp varet nga programet brenda objekteve të qendrës, pasi kufizimi i lëvizjes nuk është hequr. Rezidentëve iu jepet ushqim i cili ka qenë i gatuar paraprakisht ( vetëm

ushqimin e drekës) vetëm tre herë në javë. Ditët tjera të javës, ata përgatitin ushqim vetë. Tualetet pastrohen rregullisht. Sidiqoftë, është me rëndësi të përmendet se mungon uji i ngrohtë dhe se nuk ka nxemje nëpër tualete dhe banjo. Rezidentët në vend të tualeteve të zakonshëm, duhet të përdorin ata të La Stradës.

Trajtimi institucional:

Policia maqedonase që vepron në kufirin maqedono-grek , gjatë kësaj periudhe ka bërë rreth 32[1] shtyrje-mbrapa (push-backs) për në Greqi. Nacionalitetet mbizotëruese të personave te kthyer mbrapa ishin më shumë nga  Pakistani, Sirija, Iraku, Irani, Banglladeshi dhe Kina.

Qasja në azil ose mbrojtje e përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit të ministrisë së brendshme dhe përmes OJQ-së lokale Shoqata e juristëve të rinjë të Maqedonisë dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës. Megjithatë asnjë kërkesë për azil ose mbrojtje të përkohshme nuk është dorëzuar gjatë kësaj periudhe raportuese.

Qasja në shërbime: kujdes shëndetësor, nevoja mjekësore, ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, ndihmë mjekësore, në ushqim dhe në sende jo ushqimore. Sidoqoftë, duhet të theksohet se rezidentët kanë nevojë për mbështetje më të madhe psiko-sociale, për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit në këtë qendër. Gjatë kësaj periudhe nuk u raportuan nevoja të veçanta mjekësore. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit, kryqi i kuq ose punonjësit e La Stradës.

- Numri i rasteve të referuara në zyrën e Ombudspersonit gjatë kësaj periudhe:

/

 

[1] Ky numër është i përafërt. Mundet që të jetë më i madh, mirëpo ky numër është ai i cili punëtorët tanë në terren kanë arritur që ta mësojnë gjatë kësaj periudhe.