Raporti javor për 18 - 24 dhjetor 2017

                            Raporti javor për 18 - 24 dhjetor 2017

Monitorimi i qasjes në të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e refugjatëve dhe emigrantëve në qendrat tranzit-kufitare Tabanovcë (kufiri i veriut) dhe Gjevgjeli (kufiri jugor)

Legis është një partner-organizatë zbatuese e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë, Fondacionit Vlade i Ana Divac, Qendrës Humanitare e Novi Sadit - NSHC dhe Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland në projektin: Ndihmë në Rrugë (Help on the Route) - Mbrojtja e drejtave të njeriut, të refugjatëve dhe emigrantëve që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi. Lidhur me këtë, Legis ka 6 punëtorë në terren dhe 2 koordinatorë të cilët mbledhin informacione të përditshme në lidhje me aksesin në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e banorëve në qendrat tranzit kufitare Tabanovce në veri dhe Gjevgjeli në kufirin jugor.

Prandaj, ky raport javor përfaqëson një përmbledhje të:

- Numrit të raporteve: 12 raporte ditore në total, gjegjësisht pyetësorë të mbledhur gjatë kësaj periudhe.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve/migrantëve të mbështetur: gjatë kësaj periudhe janë mbështetur/ndihmuar rreth 26 refugjatë/emigrantë, pasi që të sapoardhurit lëvizin pothuajse çdo ditë, zyrtarët tanë në terren kanë arritur të komunikojnë me pothuajse çdo person të sapoardhur në kampin në Tabanovcë, përderisa kampi në kufirin jugor Vinojug, Gjevgjeli mbetet i mbyllur dhe me 3 banorë. Gjatë kësaj periudhe raportuese, 12 deri 15 persona të regjistruar qëndruan në Tabanovcë. Për më tepër, në Tabanovcë ka pasur 21 të ardhur të rinjë: një nga Algjeria, katër nga Afganistani, nëntë nga Pakistani, tre minorë të pashoqëruar nga Libija, dy nga Palestina dhe ndy nga Sirija. Në kampin në Gjevgjeli  nuk ka të raportuar të ardhur të rinjë.

Tabanovcë, kufiri veriorë

Objektet dhe kushtet:

Qendra tranzitore në Tabanovcë, Kumanovë ka ambiente të përkohshme të jetesës (kontejnerë) për rezidentët me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Të gjithë banorët kanë qasje në objektet për higjienë, në kuzhinë dhe  në hapësira rekreative për fëmijë etj.

Ata shërbehen me tre vakte ushqimore në ditë. Tualetet pastrohen çdo ditë.Lliria e lëvizjes vazhdon të jetë e kufizuar, domethënë banorët mund të dalin, por vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit. Të gjithë rezidentët kanë nxemje në dispozicion, poashtu edhe ujë të ngrohtë nëpër banjo.

Trajtimi institucional

Asnjë push-back apo parregullësi tjetër lidhur me institucionet nuk është raportuar gjatë kësaj periudhe.

Qasja në azil ose në mbrojtje të përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose në mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit të ministrisë së brendshme dhe OJQ-së lokale Shoqata e juristëve të rinjë të Maqedonisë dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës. Një nga rezidentët në Tabanovcë, i cili është nga Afganistani, vendosi që të aplikojë për azil dhe pastaj ai u transferua në qendrën për azil kërkues në Vizbeg, Shkup.

Qasja në shërbime: kujdes shëndetësor, nevoja mjekësore, ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, ndihmë mjekësore, ushqim dhe në sende jo ushqimore. Gjatë kësaj periudhe nuk pati kërkesa të veçanta mjekësore nga banorët. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp. Megjithatë, disa rezidentë u diagnostifikuan me depresion dhe ankth dhe rrjedhimisht ata kanë nevojë shtesë të kujdesit psiko-social. Disa të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë një aksidenti automobilistik (përderisa ishin të transportuar nga trafikantë) dhe u trajtuan në qendrën e emergjencës në spitalin e Kumanovës.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit ose punonjësit e kryqit të kuq.

Gjevgjeli, kufiri jugor:

Objektet dhe kushtet:

Si kur se qendra tranzitore në Tabanovcë,  edhe ajo në Gjevgjeli ka objekte të përkohshme të jetesës (kontejnerë) për rezidentët me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Rutina e përditshme e banorëve në kamp varet nga programet brenda objekteve të qendrës, pasi kufizimi i lëvizjes nuk është hequr. Rezidentëve iu jepet ushqim i cili ka qenë i gatuar paraprakisht ( vetëm ushqimin e drekës ) vetëm tre herë në javë. Ditët tjera të javës, ata përgatitin ushqim vetë. Ditët e tjera stafi i kryqit të kuq, sjell pemë dhe perime për rezidentët, por sipas rezidentëve atyre nuk i’u mjaftojnë ata. Tualetet pastrohen rregullisht.

Trajtimi institucional:

Policia maqedonase që vepron në kufirin maqedono-grek , gjatë kësaj periudhe ka bërë rreth 7[1] shtyrje-mbrapa (push-backs) për në Greqi. Nacionalitetet mbizotëruese të personave te kthyer mbrapa ishin më shumë nga  Shqipëria dhe nga Turqija.

Qasja në azil ose mbrojtje e përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit të ministrisë së brendshme dhe përmes OJQ-së lokale Shoqata e juristëve të rinjë të Maqedonisë dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës. Megjithatë asnjë aplikim për mbrojtje të përkohëshme, apo për azil nuk u dorëzua gjatë kësaj periudhe raportuese.

Qasja në shërbime: kujdes shëndetësor, nevoja mjekësore, ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, ndihmë mjekësore, në ushqim dhe në sende jo ushqimore. Sidoqoftë, duhet të theksohet se rezidentët kanë nevojë për mbështetje më të madhe psiko-sociale, për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit në këtë qendër. Gjatë kësaj periudhe nuk u raportuan nevoja të veçanta mjekësore. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit, kryqi i kuq ose punonjësit e La Stradës.

- Numri i rasteve të referuara në zyrën e Ombudspersonit gjatë kësaj periudhe:

/

 

[1] Ky numër është i përafërt. Mundet që të jetë më i madh, mirëpo ky numër është ai i cili punëtorët tanë në terren kanë arritur që ta mësojnë gjatë kësaj periudhe.