Raporti javor për 25 - 31 dhjetor 2017

     

                     Raporti javor për 25 - 31 dhjetor 2017

Monitorimi i qasjes në të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e refugjatëve dhe emigrantëve në qendrat tranzit-kufitare Tabanovcë (kufiri i veriut) dhe Gjevgjeli (kufiri jugor)

Legis është një partner-organizatë zbatuese e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë, Fondacionit Vlade i Ana Divac, Qendrës Humanitare e Novi Sadit - NSHC dhe Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland në projektin: Ndihmë në Rrugë (Help on the route) - Mbrojtja e drejtave të njeriut, të refugjatëve dhe emigrantëve që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi. Lidhur me këtë, Legis ka 6 punëtorë në terren dhe 2 koordinatorë të cilët mbledhin informacione të përditshme në lidhje me aksesin në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e banorëve në qendrat tranzit kufitare Tabanovce në veri dhe Gjevgjeli në kufirin jugor.

Prandaj, ky raport javor përfaqëson një përmbledhje të:

- Numrit të raporteve: 12 raporte ditore në total, gjegjësisht pyetësorë të mbledhur gjatë kësaj periudhe.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve / migrantëve të mbështetur: gjatë kësaj periudhe janë mbështetur/ndihmuar rreth 13 refugjatë / emigrantë, pasi që të sapoardhurit lëvizin pothuajse çdo ditë, zyrtarët tanë në terren kanë arritur të komunikojnë me pothuajse çdo person të sapoardhur në kampin në Tabanovcë, përderisa kampi në kufirin jugor Vinojug, Gjevgjeli mbetet i mbyllur dhe me 6 banorë. Gjatë kësaj periudhe raportuese, 18-10 persona të regjistruar qëndruan në Tabanovcë. Për më tepër, në Tabanovcë ka pasur 6 të ardhur të rinjë: dy nga Maroku, një nga Libija, një nga Pakistani, një nga Afganistani dhe një nga Algjeria. Në kampin në Gjevgjeli  kishte pesë të ardhur të rinjë: tre Sirijan, një nga Pakistani dhe një nga Iraku.

Tabanovcë, kufiri veriorë

Objektet dhe kushtet:

Qendra tranzitore në Tabanovcë, Kumanovë ka ambiente të përkohshme të jetesës (kontejnerë) për rezidentët me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Të gjithë banorët kanë qasje në objektet për higjienë, në kuzhinë dhe  në hapësira rekreative për fëmijë etj.

Ata shërbehen me tre vakte ushqimore në ditë. Tualetet pastrohen çdo ditë. Lliria e lëvizjes vazhdon të jetë e kufizuar, domethënë banorët mund të dalin, por vetëm nëse shoqërohen nga

stafi i kampit. Të gjithë rezidentët kanë nxemje në dispozicion, poashtu edhe ujë të ngrohtë nëpër banjo.

Trajtimi institucional:

Asnjë push-back apo parregullësi tjetër lidhur me institucionet nuk është raportuar gjatë kësaj periudhe.

Qasja në azil ose në mbrojtje të përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose në mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit të ministrisë së brendshme dhe OJQ-së lokale Shoqata e juristëve të rinjë të Maqedonisë dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës. Sidoqoftë, asnjë kërkesë për mbrojte të përkohëshme apo aplikim për azil, nuk u dorëzua gjatë kësaj periudhe raportuese.

Qasja në shërbime: kujdes shëndetësor, nevoja mjekësore, ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, ndihmë mjekësore, ushqim dhe në sende jo ushqimore. Gjatë kësaj periudhe nuk pati kërkesa të veçanta mjekësore nga banorët. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp.  Refugjatët/emigrantët të cilët pësuan gjatë aksidentit automobilistik, çdo ditë dërgohen në ambulantën e kryqit të kuqë në kamp, për kontrollë , si dhe gjithashtu ata trajtohen dhe kurohen në bazë të terapive të parapara.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit ose punonjësit e kryqit të kuq.

Gjevgjeli, kufiri jugor:

Objektet dhe kushtet:

Si kur se qendra tranzitore në Tabanovcë, edhe ajo në Gjevgjeli ka objekte të përkohshme të jetesës (kontejnerë) për rezidentët me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Rutina e përditshme e banorëve në kamp varet nga programet brenda objekteve të qendrës, pasi kufizimi i lëvizjes nuk është hequr. Rezidentëve iu jepet ushqim i cili ka qenë i gatuar paraprakisht (vetëm ushqimin e drekës) vetëm tre herë në javë. Ditëve tjera të javës, në përputhshmëri  dhe aq sa u’a lejonë buxheti i tyre, kryqi i kuq blen ushqime për rezidentët. Tualetet dhe banjot, pastrohen rregullisht.

Trajtimi institucional:

Policia maqedonase që vepron në kufirin maqedono-grek , gjatë kësaj periudhe ka bërë rreth 5[1] shtyrje-mbrapa (push-backs) për në Greqi. Nacionalitetet mbizotëruese të personave të kthyer mbrapa: ishin të gjithë nga Afganistani.

Qasja në azil ose mbrojtje e përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit të ministrisë së brendshme dhe përmes OJQ-së lokale Shoqata e juristëve të rinjë të Maqedonisë dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës.  Megjithatë asnjë aplikim për mbrojtje të përkohëshme, apo për azil nuk u dorëzua gjatë kësaj periudhe raportuese.

Qasja në shërbime: kujdes shëndetësor, nevoja mjekësore, ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, ndihmë mjekësore, në ushqim dhe në sende jo ushqimore. Gjatë kësaj periudhe nuk u raportuan nevoja të veçanta mjekësore. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp.  Sidoqoftë djaloshi nga Afganistani, ka nevojë për më shumë kujdes psiko-social dhe ka nevojë që të flasë me ndonjë punëtorë social. Gruaja sirijane, e cila arriti këtë javë në kamp, është dy muaj shtatëzënë.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit, kryqi i kuq ose punonjësit e La Stradës.

- Numri i rasteve të referuara në zyrën e Ombudspersonit gjatë kësaj periudhe:

/

 

[1] Ky numër është i përafërt. Mundet që të jetë më i madh, mirëpo ky numër është ai i cili punëtorët tanë në terren kanë arritur që ta mësojnë gjatë kësaj periudhe.