Raporti javor për 08 - 14 janar 2018

                                     Raporti javor për 08 - 14 janar 2018

Monitorimi i qasjes në të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e refugjatëve dhe emigrantëve në qendrat transit kufitare Tabanovcë (kufiri i veriut) dhe Gjevgjeli (kufiri jugor)

Legis është një partner-organizatë zbatuese e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë, Fondacionit Vlade i Ana Divac, Qendrës Humanitare e Novi Sadit - NSHC dhe Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland në projektin: Ndihmë në Rrugë (Help on the route) - Mbrojtja e drejtave të njeriut, të refugjatëve dhe emigrantëve që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi. Lidhur me këtë, Legis ka 6 punëtorë në terren dhe 2 koordinatorë të cilët mbledhin informacione të përditshme në lidhje me aksesin në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e banorëve në qendrat tranzit kufitare Tabanovce në veri dhe Gjevgjeli në kufirin jugor.

Prandaj, ky raport javor përfaqëson një përmbledhje të:

- Numrit të raporteve: 12 raporte ditore në total, gjegjësisht pyetësorë të mbledhur gjatë kësaj periudhe.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve/migrantëve të mbështetur: gjatë kësaj periudhe janë mbështetur/ndihmuar rreth 24 refugjatë/emigrantë, pasi që të sapoardhurit lëvizin pothuajse çdo ditë, zyrtarët tanë në terren kanë arritur të komunikojnë me pothuajse çdo person të sapoardhur në kampin në Tabanovcë, përderisa kampi në kufirin jugor Vinojug, Gjevgjeli mbetet i mbyllur dhe me 10 banorë. Gjatë kësaj periudhe raportuese, 30-21 persona të regjistruar qëndruan në Tabanovcë. Për më tepër, në Tabanovcë ka pasur shtatëmbëdhjetë të ardhur të rinjë: tetë nga Sirija, pesë nga Pakistani dhe tre të tjerë nga Sirija. Të gjithë ishin meshkuj të moshës madhore. Në kampin në Gjevgjeli  kishte katër të ardhur të rinjë, të cilët u regjistruan dhe ishin një familje katër anëtarëshe nga Irani.

Tabanovcë, kufiri veriorë

Objektet dhe kushtet:

Qendra tranzitore në Tabanovcë, Kumanovë ka ambiente të përkohshme të jetesës (kontejnerë) për rezidentët me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Të gjithë banorët kanë qasje në objektet për higjienë, në kuzhinë dhe  në hapësira rekreative për fëmijë etj.

Ata shërbehen me tre vakte ushqimore në ditë. Tualetet pastrohen çdo ditë.Lliria e lëvizjes vazhdon të jetë e kufizuar, domethënë banorët mund të dalin, por vetëm nëse shoqërohen nga

stafi i kampit. Të gjithë rezidentët kanë nxemje në dispozicion, poashtu edhe ujë të ngrohtë nëpër banjo.

Trajtimi institucional:

Asnjë push-back apo parregullësi tjetër institucionale, nuk u raportua gjatë kësaj periudhe raportuese.

Qasja në azil ose në mbrojtje të përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose në mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit të ministrisë së brendshme dhe OJQ-së lokale Shoqata e juristëve të rinjë të Maqedonisë dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës. Sidoqoftë, asnjë kërkesë për mbrojte të përkohëshme apo aplikim për azil, nuk u dorëzua gjatë kësaj periudhe raportuese.

Qasja në shërbime: kujdes shëndetësor, nevoja mjekësore, ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, ndihmë mjekësore, ushqim dhe në sende jo ushqimore. Gjatë kësaj periudhe nuk pati kërkesa të veçanta mjekësore nga banorët. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp.   Disa nga rezidentët, të cilët patën pësuar në aksident automobilistik, ende janë duke u trajtuar për dëmtimet e pësuara, si hematome dhe konkuzione.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit ose punonjësit e kryqit të kuq.

Gjevgjeli, kufiri jugor

Objektet dhe kushtet:

Si kur se qendra tranzitore në Tabanovcë,  edhe ajo në Gjevgjeli ka objekte të përkohshme të jetesës (kontejnerë) për rezidentët me kushte të kënaqshme për ngrohje dhe ftohje. Rutina e përditshme e banorëve në kamp varet nga programet brenda objekteve të qendrës, pasi kufizimi i lëvizjes nuk është hequr. Rezidentëve iu jepet ushqim i cili ka qenë i gatuar paraprakisht (vetëm ushqimin e drekës) vetëm tre herë në javë. Ditëve tjera të javës, në përputhshmëri  dhe aq sa u’a lejonë buxheti i tyre, kryqi i kuq blen ushqime për rezidentët. Tualetet dhe banjot, pastrohen rregullisht.

Trajtimi institucional:

Policia maqedonase që vepron në kufirin maqedono-grek , gjatë kësaj periudhe ka bërë rreth 17[1] shtyrje-mbrapa (push-backs) për në Greqi. Nacionalitetet mbizotëruese të personave të kthyer mbrapa ishin: nga Afganistani dhe nga Irani.

Qasja në azil ose mbrojtje e përkohshme:

Të gjithë banorët kanë qasje në azil ose mbrojtje të përkohshme përmes sektorit të azilit të ministrisë së brendshme dhe përmes OJQ-së lokale Shoqata e juristëve të rinjë të Maqedonisë dhe gjithashtu kanë qasje në ndihma tjera juridike sipas nevojës.  Megjithatë asnjë aplikim për mbrojtje të përkohëshme, apo për azil nuk u dorëzua gjatë kësaj periudhe raportuese.

Qasja në shërbime: kujdes shëndetësor, nevoja mjekësore, ushqim dhe artikuj jo ushqimorë:

Të gjithë banorët kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor, ndihmë mjekësore, në ushqim dhe në sende jo ushqimore. Gjatë kësaj periudhe nuk u raportuan nevoja të veçanta mjekësore. Stafi mjekësor është gjithmonë i pranishëm në kamp. Pasi u kontrolloua nga gjinekologu, u vërtetua se gruaja nga Sirija, e cila u kontrollua nga me ultrasound. Sidoqoft, ajo pësoi sulme paniku dhe u dërgua në Strumicë për iqizim EEG, pas së cilës asaj iu caktua një tretmant i përshtatshëm.

Kufizimi i lëvizjes:

- Banorët mund të dalin vetëm nëse shoqërohen nga stafi i kampit, kryqi i kuq ose punonjësit e La Stradës.

- Numri i rasteve të referuara në zyrën e Ombudspersonit gjatë kësaj periudhe:

/

 

[1] Ky numër është i përafërt. Mundet që të jetë më i madh, mirëpo ky numër është ai i cili punëtorët tanë në terren kanë arritur që ta mësojnë gjatë kësaj periudhe.